A po i shkon Remzie Osmanit stili i kullerkës?

  • May 21, 2019 20:00
  • Rozë

Këngëtarja Remzie Osmani është shquar gjithmonë për muzikën dhe këngët e saja të bukura që i ka dhuruar për vite të tëra publikut kosovar.

Ku është e pranishme Remzia qofshin mbrëmje të ndryshme muzikore apo ahengje familjare aty nuk mungon atmosfera e këndshme dhe e paharrueshme prej saj.

Publiku e veçon edhe si një këngëtare mjaft të dashur dhe shumë modeste, duke qenë çdo herë e afërt me ta.

Përveç kësaj, Remzia veçohet edhe për stilin e saj elegant që nuk i mungon asnjëherë qoftë në imazhe apo edhe në klipe.

Çdo herë është komentuar e cilësuar si artiste e ëmbël dhe me një kujdes të shtuar ndaj veshjes së saj.

Së fundi, ajo ka vendos të dalë pak jashtë normave të stilit të saj të zakonshëm.

Remzie Osmani ka nisur të bëhet ndër këngëtaret që po e ndjek me pasion të madh edhe trendin e markave më me renome.

Ajo, blen tashmë gjëra të firmave më të shtrenjta. Në Turqi, është parë teksa shëtit me atletet e brendit luksoz Burberry.

Pak më ndryshe por nuk është se nuk po i ka hije./Kosovarja/

The post A po i shkon Remzie Osmanit stili i kullerkës? appeared first on .

Loading...