Vulin përsëriti mbështetjen për të dënuarin për krime të luftës në Kosovë

  • October 12, 2017 14:31
  • Lajme

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e ka përsëritur mbështetjen e tij për personin e dënuar për krime të luftës, duke e denoncuar ambasadorin amerikan nnë Beograd për postimin e tij kritik në rrjetin Twitter.

Minsitri Vulin e ka lavdëruar ish-gjeneralin, Vlladimir Llazareviq, i cili është i dënuar me 14 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës, për mizoritë e kryera nga trupat serbe në Kosovë, gjatë goditjes kundër shqiptarëve në vititn 1999, raporton agjencia AP nga Beogradi.

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, në rrjetin Twitter ka shkruar se muajt e punës për ta përmirësuar imazhin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara mund “të shkatërrohen me një deklaratë të vetme”. Ai i referohej Vulinit, i cili publikisht e lavdëroi Llazareviqin.

Minsitri Vulin i tha sot Televizionit proqeveritar Pink, se “gjenerali Llazareviq është njeri i nderuar dhe trim dhe nuk ka ushtri në botë, që do të hiqte dorë nga ai”.