Vizita e Papa Françeskut në Korenë Veriore, ëndërr e realizueshme

  • October 11, 2018 17:31
  • Lajme

Heung-sik ka folur para zhvillimit të takimit në javën e ardhshme në Vatikan në mes të Papa Françeskut dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in, i cili do të ketë me vete ftesën e liderit verikorean, Kim Jong Un drejtuar Papës, për të vizituar Phenjanin.

“Nëse Papa shkon atje, do të ishte hap i madh, hap kualitativ për Gadishullin Korean dhe paqen në këtë vend”, ka thënë peshkopi, i cili ka qenë pjesëmarrës në një takim në Romë, së bashku me peshkopë tjerë në botë.
“Koreja Veriore mund t’i bashkohet komunitetit botëror si shtet normal. E di sa shumë ka bërë thirrje Papa për paqe në Gadishullin Korean në shumë organizime”, ka thënë ndër të tjera ai.

Zyra Presidenciale e Koresë Jugore ka thënë se lideri verikorean i ka shprehur presidentit jugkorean dëshirën që Papa të vizitojë Phenjanin, në samitin që kanë zhvilluar dy liderët muajin e kaluar.
Asnjë Papë nuk ka vizituar ndonjëherë Korenë Veriore, ndonëse Papa Gjon Pali II është ftuar një herë.
Në vitin 2000, babai i liderit verikorean, Kim Jong-il ka ftuar Papa Gjon Palin II të vizitojë Korenë Jugore, duke thënë se do të ishte “mrekulli” nëse ai do të vizitonte këtë shtet.
Papa Françesku pritet të vizitojë Japoninë vitin e ardhshëm.

Loading...