Ujku e bën për spital një person në Han të Elezit

  • June 26, 2019 11:00
  • Lajme

Një person gjatë ditës së djeshme është sulmuar nga ujku në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është sulmuar përderisa ishte duke e ruajtu bagëtinë.

Nga rasti, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Detaje të tjera lidhur me rastin nuk dihen. /Lajmi.net/

The post Ujku e bën për spital një person në Han të Elezit appeared first on .

Loading...