Të gjithë duan të merren me politikë në Irak, 36 mijë persona kandidojnë për postin e ministrit

  • October 12, 2018 10:00
  • Lajme

Për pozitën e ministrit në qeverinë e re të Irakut kanë aplikuar 36 mijë persona, ku 15 për qind prej tyre janë femra.

Presidenti i ri irakian Behram Salih për mandatar për formimin e qeverisë së re ka emëruar politikanin shiit Adil Abdul-Mehdi, i cili gjatë karrierës së tij politike ishte anëtarë i partive të ndryshme, kurse proklamohet si i pavarur, transmeton Telegrafi.

Abdul-Mehdi ka filluar të punojë në formimin e kabinetit të ri, kurse sot i është drejtuar qytetarëve në ueb-faqen zyrtare që të aplikojnë për pozitën e ministrit në qeverinë e re.

“Pozita të larta në qeveri, përfshirë edhe pozita ministrore janë të hapura edhe për femra dhe meshkuj, me një fjalë për të gjithë qytetarët e Irakut që i përmbushin kriteret për këtë pozitë”, ka shkruar Abdul-Mehdi përbri konkursit i cili ka për qëllim që pajtoj dy grupet rivale shiite, që të njëjtën kohë pretendojnë se kanë shumicën në Parlament.

Vetëm për tri ditë për pozitën e ministrit në qeveri janë lajmëruar 36 mijë persona, kurse është konfirmuar se vetëm 9,317 aplikacione do të shqyrtohen të cilat përmbushin kriteret.

Në një komunikatë të lëshuar thuhet se 97 për qind e personave që kanë aplikuar, kanë deklaruar se nuk janë anëtarë të asnjë partie politike, kurse 23 për qind kanë të përfunduar universitetin. /Telegrafi/

Loading...