Tahiri: Përkundër vonesave, iniciativa për renovimin e një shkolle në komunën e Bujanocit u bë realitet

  • October 12, 2018 12:00
  • Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kohë më parë gjatë një vizite në Bujanoc kishte premtuar se do të përkrahë komunën e Bujanocit me projekte konkrete.

Ai kishte premtuar ndihmë për renovimin e shkollës fillore në fshatin Samolicë, ndërsa tashmë ndihma financiare për renovimin e kësaj shkollore është bërë realitet.

“Më në fund iniciativa ime për të mbështetur Komunën e Bujanocit me mjete për renovimin e një shkolle, është bërë realitet. Përkundër vonesave të shumta para të cilave nuk hoqëm dorë asnjë moment, premtimi u përmbush. Urime për banorët e fshatit Samolicë!”, shkruan Tahiri në Facebook. /Telegrafi/

Loading...