Studenti kosovar i pyet direkt ambasadorët: A duhet të kërkojë falje Serbia për krimet e bëra në Kosovë?

  • November 14, 2018 13:31
  • Lajme

Ai pyeti direkt dy ambasadorët se nëse do duhej që Serbia të kërkojë falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, me qëllim që të arrihet një pajtim mes dy shteteve njësoj sikur ndodhi mes Francës dhe Gjermanisë.

Mirëpo, të dy ambasadorët thanë që nuk mund të përgjigjen direkt për këtë pyetje.

Ambasadori i Francës Didier Chabert tha se nuk duhet pritur asnjëherë që pala tjetër të kërkojë falje, mirëpo duhet të lëvizësh sa më shumë me qellim që të arrihet pajtimi mes shteteve.

Me këtë rast ai tha se përmes shkëmbimit të përvojës së Francës dhe Gjermanisë me Kosovën, ky rast do mund të shërbejë edhe që pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë./Zeri

Loading...