Standardet e reja për CO2 kërcënojnë 100.000 vende pune te VW

  • October 11, 2018 17:31
  • Lajme

“Një transformim me këtë lloj shpejtësie është shumë i pakontrollueshëm pasi, për 10 vjet pothuajse një e treta e aktivitetit tonë në prodhim ose 100 000 vende pune do të shkurtohen”, pohoi Herbert Diess për të përditshmen ”Suddeutsche Zeitung”, duke iu referuar një rënie midis 30% dhe 40% të niveleve të emetimit.

Vendet e BE-së arritën të martën një marrëveshje të sforcuar për uljen deri në 35% të emetimeve të CO2 nga makinat e reja deri në vitin 2030, pasi disa shprehën keqardhje për një mungesë të dëshirës pas raportit alarmues nga ekspertët e OKB-së për ngrohjen globale, përcjell Atsh.

Loading...