Reagon Myftiu: Vëllezërit e mi s’janë të përfshirë në rrahje, kjo është shpifje ndaj meje

  • May 21, 2019 16:00
  • Lajme

Në fshatin Lismir të Fushë Kosovës të dielën ka ndodhur një përleshje fizike, ku më pas kishte pasur edhe kërcënime me armë.

Në këtë rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, për çka edhe janë arrestuar pesë persona që dyshohet të jenë përfshirë në përleshje.

Fakte Plus ka raportuar se në këtë përleshje ishte përfshirë vëllai i Myftiut të Kosovës Naim Tërnavës, por ky i fundit ka reaguar duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Tërnava për Gazetën Express ka thënë se lajmi i publikuar nuk është i vërtetë, madje ai i ka quajtur gënjeshtarë dhe përfitues ata që e kanë thënë një gjë të tillë.

“Ky lajm nuk është aspak i vërtetë, është bërë për përfitime.

Kjo është shpifje kundër meje.

Vëllai im nuk e ka emrin Zymer”, ka thënë Tërnava.

Ndërkaq në një komunikatë të dërguar mediave, Tërnava ka kërkuar nga Fakte Plus që të kërkojë falje publike dhe ka bërë të ditur se do të ngre padi.

“Shkrimin te cilin e botoi portali “Fakte plus” unë si myfti i Republikës deklaroj se është gënjeshtra e radhës drejtuar kundër meje.

Asnjeri nga dy vëllezërit e mi nuk është i përfshirë ne asnjë përleshje e as në këtë për të cilën informon opinionin portali” fakte plus”.

Vëllai im nuk e ka emrin Zymer, ndaj kërkoj nga portali “fakte plus “që të kërkojë falje publike për këtë shpifje të radhës drejtuar kundër personalitetit dhe reputacionit tim.

Nesër do te ngre padi kundër atyre të cilët u morën me këtë shpifje”, ka shkruar Tërnava.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, mësohet se ngatërresa ka nisur tek ura e fshatit, kur Zymer Tërnava ishte duke kaluar andej me veturë, kurse 15-vjeçari E.Tërnava ishte duke ruajtur bagëtinë aty afër.

“Zymeri ka ardhur me veturën e tij në këtë anë dhe në urën e fshatit ka rastisë të kalojnë dy palët.

Ky 15-vjeçari ka qenë me një të afërm të tij, duke kaluar nëpër urë bagëtinë, respektivisht lopët.

Zymeri ka ardhur me veturë në atë moment dhe ka kërkuar nga 15-vjeçari që t’i largojë më shpejt lopët nga rruga që të kalojë.

Me këtë rast aty edhe janë fjalosur ku edhe ka ndodhur rrahja”, rrëfen një banor i fshatit në kushte anonimiteti, shkruan Fakte Plus.

The post Reagon Myftiu: Vëllezërit e mi s’janë të përfshirë në rrahje, kjo është shpifje ndaj meje appeared first on .

Loading...