Problem hidrauliku, aeroplani detyrohet të kthehet pas 10 minutash – por e huq edhe pistën (Foto/Video)

  • November 09, 2018 14:00
  • Lajme

Një aeroplan i Boeing 757 ka rënë aksidentalisht në aeroportin e Guajana pas ngritjes, duke lënë gjashtë të plagosur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i Fly Jamaica, i cili ishte nisur për Toronto, pësoi një problem hidraulik dhjetë minuta pas largimit nga aeroporti Georgetown në orën 2.10 dhe duhej të kthehej prapa.

Por, derisa erdhi në tokë, ai e tejkaloi pistën, shkoi nëpër një gardh dhe përfundoi në një grumbull të madh rëre, duke thyer një nga krahët e tij dhe një motor në proces.

Një aksident i tillë vjen dy javë pasi një tjetër aeroplan Boeing u rrëzua në oqean jashtë brigjeve të Xhakartas, Indonezi, duke vrarë të gjithë 189 pasagjerët dhe ekuipazhin. /Telegrafi/

Loading...