Paraburgim 30 ditor për një person nga Shkupi për shitje të lëndëve narkotike

  • October 12, 2018 09:00
  • Lajme

Prokuroria Themelore e Shkupit solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike”.

Për shkak të dyshimit se i dyshuari mund të arratiset, gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Penale në propozim të prokurorit publik i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personi është i dyshuar se nga një person tjetër, tani për tani i panjohur, pa autorizim ka furnizuar rreth 1.8 kilogramë drogë narkotike marihuanë. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në rrugën “Bllagoja Paroviq” në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë është konfirmuar se drogën pa autorizim e ka mbajtur me vete për shkak të shitjes, të paketuar në fuçi plastike në hapësirën e ballkonit, në qese me neto masë të ndryshme, si dhe në thes të bardhë në hapësirat e bodrumit. Gjatë bastisjes te ai është gjetur edhe peshore dixhitale me mbetje të drogës narkotike – marihuanë”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Prokurori publik kompetent ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana të cilat e arsyetojnë qëndrimin nga rreziku i arratisjes së të dyshuarit – mosha e tij, lloji, karakteri dhe pesha e veprës penale për të cilën dyshohet, kohëzgjatja e sanksionit penal të caktuar për këtë vepër, si dhe fakti që personi deri tani është dënuar, për shkak se mund të pritet se i dyshuari do të fshihet, përkatësisht do të arratiset./Telegrafi/

Loading...