Pacolli falenderon SHBA-në për kthimin e kosovarëve nga Siria

  • April 20, 2019 17:00
  • Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka falënderuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcat Demokratike Siriane për sjelljen e 110 kosovarëve nga Siria.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Pacolli ka thënë se ligji do të zbatohet.

“Mirëpres kthimin e 110 shtetasve kosovarë nga Siria.

Ne kemi vendosur një shembull për Koalicionin Global dhe MS që të qëndrojë në përputhje me obligimet ndaj qytetarëve tanë dhe qëllimet tona si koalicion.

Mirënjohës ndaj përkrahjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Forcave Demokratike Siriane për bashkëpunim.

Ligji do të zbatohet”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, mbrëmë, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri.

Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër).

Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Të kthyerit nga Siria në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollat mjekësore si dhe do të punohet që të njejtit të integrohen në shoqëri./Gazeta Express

The post Pacolli falenderon SHBA-në për kthimin e kosovarëve nga Siria appeared first on .

Loading...