Një klasë e shkollës “Pavarësia” s’ka ndriçim

  • November 13, 2018 17:31
  • Lajme

Më shumë se gjysma e klasës së parë, paralelja dy, në shkollën “Pavarësia” në lagjen Mat 1, në Prishtinë, funksionon në terr. Krejt kjo për shkak se dritat në këtë klasë s’funksionojnë.

Prej dhjetë sa janë gjithsejtë, vetëm tri funksionojnë. Dy janë në pjesën e parë, ndërsa, një në pjesën fundit të klasës.

Ndërkohë, në këtë klasë, pa drita, janë 33 nxënës.

Zyrtarët e shkollës kanë thënë se kanë bërë kërkesë në Komunë për të rregulluar këtë problem por ende s’kanë marrë përgjigje./GazetaExpress


Loading...