Maqedonia humb gjyqin me BFI-në, duhet t’i pabuaj 152 mijë euro dëmshpërblim

  • March 13, 2018 15:00
  • Lajme

Gjykat e Lartë ka vendosur që Maqedonia duhet të paguaj dëmshpërblim për Bashkësinë Fetare Islame (BFI) për dëmtimin e xhamisë në Haraçinë, diçka që ka ndodhur gjatë luftimeve të vitit 2001 në këtë rajon.

Vlera e kompenzimit arrin në 152 mijë euro, ndërsa Gjykata e refuzoi kërkesën e shtetit, pra Maqedonisë, për ta rishikuar procedurën për kompenzim të dëmeve, ku palë është BFI-ja.

Gjithashtu, shteti duhet të paguaj edhe 9300 euro për harxhime gjyqësore. Gjykata ka vendosur se xhamiat në Haraçinë janë dëmtuar nga granatimet nga ajri dhe toka./Telegrafi/