LDK: Gjendja në shëndetësinë e Kosovës është alarmante

  • October 12, 2018 10:00
  • Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi sot se gjendje aktuale në sektorin e shëndetësisë në Kosovë është alarmante.

Në këtë konferencë u tha se ka nevojë urgjente reforma të thella në shëndetësi.

Naser Rugova nga LDK-ja se në Qeveri po merren me njëri-tjetrin dhe nuk e ushtrojnë funksionin në detyrat te cilat i kanë nën përgjegjësi.

“Kjo qeveri merren me njeri tjetrit dhe nuk e ushtrojnë funksion qe e kanë me detyra. Gjendja në sektorin e shëndetësisë është alarmante. Nevojë imediate për reformë legjislative në shëndetësi. Mungesë enorme e medikamenteve në spitale dhe QKUK. Presione mbi personelin shëndetësor, emërime politike që po degradojnë sistemin shëndetësor. Njeriu që udhëheq këtë dikaster ka dështuar”, tha Rugova.

Në këtë konferencë Rugova ka folur edhe për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke shtuar se ky sektor është katandisur si është më keq.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të dorëhiqet dhe se këta dy sektorë kanë dështuar.

Loading...