LD: Zbatimi i marrëveshjes për emrin, do ta çojë Maqedoninë përpara

  • October 12, 2018 10:30
  • Lajme

Partia Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë përmes një kumtese thekson se votimi për zbatimin e Marrëveshje së Presës është zëri i arsyes, i cili do ta lëvizë Maqedoninë përpara

Kjo parti ju bën thirrje deputetëve se duhet të debatojnë në mënyrë të hapur, t’i përballin qëndrimet dhe argumentet e ndryshme dhe pa emocione të sjellin vendim të arsyeshëm dhe të mençur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Partizimi i fuqishëm i referendumit dhe ndarjet në bazë partiake, etnike dhe fetare, na solli para një kolapsi dhe puna njëzetë e tetë vjeçare e të gjithë qytetarëve dhe qeverive, të jetë e kotë dhe të na kthejë në kanalin ballkanik”, thuhet në kumtesë.

Ata shtojnë se deputetët janë para një sfide të madhe, sepse ata me ngritjen e dy gishtave vendosin nëse do ta shkatërrojnë Maqedoninë, ose do të tregojnë udhëheqje dhe do ta vendosin atë në rrugën e duhur.

“Vetëm “pro” do të thotë stabilitet, siguri dhe mbijetesë të shtetit në të cilin do të mund të jetohet në mënyrë të përshtatshme, alternativa është pasiguri dhe shtet pa popull, pa të rinj dhe pa ardhmëri”, thonë nga LD.

Ata bëjnë apel që pa mëdyshje të bëhet, ai “hap i vogël” por me rëndësi të madhe për Maqedoninë./Telegrafi/

Loading...