Largohet inxhinieri i Facebook-ut, “qorton” kulturën “intolerante” të kompanisë

  • October 11, 2018 17:30
  • Lajme

Brian Amerige, inxhinier i Facebook-ut që shkaktoi debat me kritikat e tij për atë që ai e quajti një “monokulturë politike”, që është “jotolerante” ndaj konservatorizmit, po largohet nga kompania.

Në një memo të gjatë të shkruar me rreth njëmijë fjalë për bashkëpunëtorët e Facebook, Amerige, menaxheri inxhinier, shpjegoi vendimin e tij për t’u larguar, duke “qortuar” “monokulturën” politike dhe strategjinë e PR, megjithatë duke deklaruar dashurinë e tij për “misionin” e Facebook-ut.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një vit gjatë të cilit industria e internetit është tronditur nga problemet që shkojnë nga skandalet e privatësisë deri në përhapjen e keqinformimit, letra lamtumirëse e Amerige përshkon frustrimet dhe sfidat që Facebook po lufton.

“Largimi im nuk është sepse mendoj se këto çështje janë të padurueshme. Këto probleme mund të zgjidhen – jo vetëm nga unë”, ka shkruar ndër tjerash Amerige. /Telegrafi/

Loading...