Ky shtet nuk e njeh Kosovën por i’a do të miren

  • July 11, 2019 09:00
  • Lajme

Pavarësisht që Komisioni Evropian ka rekomanduar që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, ky proces po vazhdon të mbetet pa u finalizuar.

Kjo pasi disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) po hezitojnë ta mbështesin liberalizimin për Kosovën.

Në mesin e këtyre shteteve gjendet edhe Holanda.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës kanë bërë të ditur për “Zërin” se kanë kërkuar sqarime shtesë nga KE-ja sa i përket përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, të specifikuara në Raportin e Komisionit.

Në anën tjetër zyrtarë të MPJ-së së Sllovakisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se e mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës, pavarësisht faktit që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ata kanë pohuar se brenda BE-së aktualisht nuk ka konsensus sa i përket heqjes së regjimit të vizave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovakisë, Boris Gandel, ka thënë për “Zërin” se pavarësisht faktit që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, është pro perspektivës evropiane të Kosovës.

“Pavarësisht se Sllovakia nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ne e mbështesim perspektivën evropiane për Kosovën si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e standardeve dhe të vlerave të BE-së në Kosovë”

Megjithëkëtë, sipas Gandelit, aktualisht nuk ka njëzëshmëri brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.

“Pas rekomandimit të Komisionit Evropian vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është në duart e shteteve anëtare të BE-së.

Debati, i cili filloi në Këshill vitin e kaluar, tregoi se aktualisht nuk ka konsensus për këtë çështje brenda BE-së”, ka potencuar ai.

Disa vende të BE-së, siç Gandel është shprehur, po e vënë në pikëpyetje çështjen e liberalizimit për qytetarët e Kosovës.

“Disa shtete anëtare po vënë në pikëpyetje konkluzionin e Komisionit se Kosova ka përmbushur plotësisht kriteret, duke argumentuar se ekziston rreziku i lartë i migrimit të paligjshëm dhe se numri i lartë i dhënies së vizave po keqpërdoret.

Shtetet anëtare duan të sigurohen që liberalizimi i vizave, kur të jepet, nuk do të ketë ndikim negativ në sigurinë e tyre të brendshme”, ka nënvizuar ai.

Ndaj zëdhënësi i MPJ-së i Sllovakisë ka thënë për “Zërin” se Kosova duhet të vazhdojë të shfaqë progres në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Dëshirojmë të theksojmë se miratimi i legjislacionit është vetëm hapi i parë, ajo që është edhe më e rëndësishme është zbatimi i tij.

Ne sugjerojmë që Kosova të vazhdojë të ndërtojë një progres të qëndrueshëm në rastet e shënjestruara (track records), në mënyrë që t’i bindë shtetet anëtare skeptike”, ka theksuar për gazetën Boris Gandel.

The post Ky shtet nuk e njeh Kosovën por i’a do të miren appeared first on .

Loading...