Kuvendi s’ka kuorum, shkon në pauzë deri në orën 13:30

  • May 15, 2019 10:00
  • Lajme

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë shumicën e projektligjeve dhe raporteve për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje.

Kuvendi ka miratuar vetëm kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019.

Pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti ka njoftuar se seanca shkon në pauzë deri na 13:30.

“U vendos që të shkojmë në pauzë dhe të kthehemi në ora 13:30”, tha deputetja.

The post Kuvendi s’ka kuorum, shkon në pauzë deri në orën 13:30 appeared first on .

Loading...