Komuna e Prizrenit lidh partneritet me Halil Kastratin – për ndërtimin e 30 shtëpive

  • May 15, 2019 13:00
  • Lajme

Kryetari i Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin.

Kryetari i Prizrenit, përmes një njoftimi në faqën e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Me qëllim të krijimit të kushteve për banim për familjet në nevojë, sot së bashku me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive sipas formës çelësa në dorë.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të renovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare”, ka shkruar Haskuka. /GazetaExpress/

The post Komuna e Prizrenit lidh partneritet me Halil Kastratin – për ndërtimin e 30 shtëpive appeared first on .

Loading...