Kjo do jetë kohëzgjatja që do presin mërgimtarët në pikat kufitare

  • July 11, 2019 08:32
  • Lajme

Tashmë është koha dhe sezoni ku mërgimtarët marrin rrugën për në Kosovë, dhe pritjet në pikat kufitare kanë filluar të zgjaten.

Përpos atyre të cilët udhëtojnë me aeroplanë, shumë prej tyre zgjedhin që të vijnë edhe me vetura dhe autobusë.

E njëra ndër pikat kryesore për të hyrë në Kosovë është ajo e Merdares ku pritjet janë deri në 40 minuta.

Mëngjesi i sotëm ka filluar të jetë më i ngarkuar në këtë pikë kufitare përderisa deri dje kolonat ishin më të shkurtra dhe padyshim më pak të mundimshme për të gjithë ata që hynin në Kosovë.

The post Kjo do jetë kohëzgjatja që do presin mërgimtarët në pikat kufitare appeared first on .

Loading...