Ja çfarë bëri së fundmi Atifete Jahjaga!

  • October 11, 2018 17:32
  • Lajme

Atifete Jahjaga ishte presidentja e parë femër e Kosovës së pavarur, shkruan “InfoKosova”.

Ajo nuk është zgjedhur me votën e lirë të popullit, e as me atë të parlamentit, por arriti që ta mbaj një mandat vetën në pozitën e presidentes së shtetit.

Pas largimit nga presidenca ajo nuk iu bashkua ndonjë force politike, preferoi që udhëtimin e saj për të drejtat e grave ta vazhdoj e vetme dhe larg politikës.

Ditë më parë Atifetja ka qëndruar në republikën Çeke ku gjithashtu edhe ka qenë folëse në konferencën Forumi 2000 në Pragë.

Ajo në pamjet që na i ofroi përmes rrjeteve sociale shihet në formë të mirë dhe një goxha zonjë.

Ndërsa i bënë me dije ndjekësit e saj se çfarë ka bërë gjersa ka qëndruar jashtë Kosovës.

Ky është edhe statusi i saj i plotë i shqëruar me disa foto nga kjo konferencë:

Kënaqësi të jem folëse në konferencën Forum 2000 në Pragë, themeluar nga Presidenti Václav Havel, ku diskutuam mbi pjesëmarrjen e grave dhe sfidat që ato hasin në politikë.

Theksova në veçanti që barazia e grave dhe burrave në vendimmarrje politike është ndër shtyllat kryesore të shoqërive dhe vlerave demokratike, prandaj është në interes të shoqërive që barrierat e krijuara ndaj grave për pjesëmarrje në politikë të eliminohen
dakajahmet”.

Loading...