Humbet mitrën pas lindjes, dëmshpërblehet me miliona

  • October 12, 2018 14:31
  • Lajme

Por si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar ajo do të marrë 141 mijë e 573 euro.

Është ky vendimi i dhënë nga një gjykatë në Barcelona të Spanjës, duke dënuar shërbimin shëndetësor vendas.

Gruaja pësoi dëmin e përhershëm pas lindjes, në gusht të vitit 2012, kur ishte 27 vjeçe.
Ajo u shtrua në spitalin Sant Joan de Déu, në qytetin e Esplugues de Llobregat, ku ju nënshtrua operacionit për të sjellë në jetë fëmijën që mbante në bark.

Por gjatë operacionit u konstatua një hemorragji e madhe, e cila u izolua. Pas disa ditësh gruaja nisi të ndjente dhimbje të fuqishme barku dhe kishte takikardi.

Pas këtë ditësh doktorët bën kontroll të detajuar, ku konstatuan një infeksion të rëndë. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje me urgjencë duke i hequr mitrën, shkruan noa.al.

Kështu gruaja vendosi të bëjë denoncim ndaj mjekëve për neglizhencë. Këtë të mërkurë gjykata dha vendimin, duke konstatuar neglizhencë nga ana e mjekëve dhe për pasojë u caktua dëmshpërblimi në vlerë monetare.

Loading...