Haradinaj homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, viziton edhe familjen e tij

  • January 11, 2019 11:00
  • Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Haradinaj tha se në frymën e trashëgimisë së tij politike, po vazhdojnë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri ka vizituar edhe familjen e presidentit Rugova.

“Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Loading...