Gabimi i rëndë i shoferit: Shtyp pedalin e gazit në vend të frenave dhe godet burrin (Video, +18)

  • July 17, 2017 21:31
  • Lajme

Kur jemi pranë timonit gjithmonë duhet të jemi të përqendruar në rrugë, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë veten që gjëra tjera të na shpërqendrojnë.

Por, një gjë e tillë i ka ndodhur një shoferit të pakujdesshëm, i cili derisa po e parkonte veturën në vend se të prekte pedalin e frenave ai prek atë të gazit, dhe në një moment vetura niset me shpejtësi të madhe në drejtim të një burri i cili mundohej ta orientonte gjatë parkimit, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur shoferi padashje shtyp pedalin e gazit në vend të frenave dhe godet drejtpërdrejt burrin të cilin e përplas në një mur.

Nuk dihet nëse burri që goditet nga vetura i ka shpëtuar më të keqes, ndërsa nuk dihet se ku ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme. /Telegrafi/