Flasin për liberalizimin e vizave ambasadori gjerman dhe ai francez

  • November 08, 2018 23:00
  • Lajme

Sipas dy ambasadorëve, atij francez, Didier Chamber dhe ambasadorit gjerman, Christian Heldt, liberalizimi i vizave do të ndodhë, ndonëse për këtë nuk japin datë.

Sipas tyre, e gjithë çështja e liberalizimit të vizave tashmë është vetëm proces i cili duhet patjetër që të kalojë në të gjitha shtyllat.

“Unë jam pyetur që në maj, nëse liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë dhe kam thënë, po, jam plotë shpresë.

Mund vetëm të shpreh shpresën time, sepse nuk e di kur do të ndodhë.

Njerëzit shpesh tentojnë të nxirrnin nga ne një afat kohor, por ky nuk është vendim i yni, ne nuk jemi Këshilli”, ka thënë ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Të pyetur se a do të ndodhë liberalizimi, ambasadori francez, Didier Chabert ka reaguar duke thënë se “ashtu diçka”.

“Mendoj se duhet kaluar një rrugë, dhe rruga gjithmonë kalohet vetëm nëse nuk e ndryshoni atë.

Evropa është e vetëdijshme për liberalizimin e vizave për Kosovën por janë procese.

Janë rregulla që duhet respektuar, dhe tani gjithçka është afër zgjidhjes dhe s’bënë të largohemi nga procesi”, ka thënë ambasadori francez, Dider Chabert.

Loading...