Fëmijët e komunitetit Ashkali në Plemetin përballen me shumë probleme, por më i theksuari është ai i baltës që po ua pamundëson edhe shkuarjen në shkollë!

  • May 15, 2019 21:32
  • Lajme

Plemetini njihet si vendi i strehimit të qindra fëmijëve me familjet e tyre të komunitetit Ashkali.

Ata jetojnë në kushte të mjerueshme.

Në këtë vend dhe në mesin e këtij komuniteti papunësia është shumë e madhe, kushtet ekonomike dhe ato sociale janë nën nivel duke përfshirë dhe higjienën dhe vendet e banimit, e krahas këtyre kushteve jo të mira për një jetesë normale, fëmijët e lagjes së re të Plemetinit po përballen tash e 13 vite me baltën e cila është prezente në çdo cep të lagjes.

Lajgjja e re në Plemetin ishte ndërtuar në vitin 2006 ku dhe ishte premtuar atë kohë nga komuna e Obiliqit dhe pushteti vendor se do të asfaltohej edhe rruga e cila e lidh këtë lagje me pjesën tjetër të Plemetinit.

Kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë, madje as sot 15.05 në vitin 2019-të kur unë e vizitova këtë komunitet, lagjja e re nuk e gëzon këtë të drejtë themelore për të pasur një rrugë të asfaltuar.

Fëmijët e kësaj pjese të Plemetinit përballen çdo ditë me baltën e cila ua përlyen ato pak veshmbathje që i kanë.

Të vegjlit e komunitetit Ashkali duhet që çdo ditë të përballen me lloçin i cili siç shprehen ata, po iu shkon deri te fyti!

E për ta nuk po dëgjon fare as pjesa e përfaqësuesve të tyre por as niveli komunal i cili e ka për obligim që t’ua rregulloj rrugën e premtuar vite më parë.

Rruga “Joviçka” siç më tha bashkëbiseduesi dhe një herit personi i cili kishte mbledhur 36 nënshkrime të kryefamiljarëve të kësaj lagjeje Arsim Rama për peticion drejtuar komunës së Obiliqit, që nga viti 2006 kur dhe ishte ndërtuar kjo lagje, nuk gëzon rrugë në të cilën mund të kalohet.

Balta është shkaktari kryesor ku shumë familjarë kanë vendos që edhe t’ua ndërprejnë fëmijëve shkollën, ngase sipas tyre thuhet se fëmijët duhet të mbathin nga dy palë këpucë dhe të veshin nga dy palë rroba ngase në shkollë përqeshen se po shkojnë të baltosur.

Sandokan Kurcolli dhe Arben Jashari prindër të fëmijëve të cilët duhet të shkojnë çdo ditë në shkollë nga kjo rrugë, thonë se po detyrohemi që t’i ndalim fëmijët nga shkolla shkaku se nuk po munden me kaluar nga kjo rrugë me shumë baltë.

Rruga është e gjatë përafërsisht 500 metra, dhe sipas përpiluesit të peticionit Arsim Rama ky peticion është nënshkruar nga 36 familje gjithësej sa jetojnë në këtë lagje, por komuna nuk i merr parasysh!

Tutje Arsimi tregon se këtij komuniteti ia kanë bërë si qëllimisht, ngase sipas tij dhe sipas banorëve të tjerë, në një lagje afër ku jeton komuniteti serb, atyre komuna e Obiliqit ua ka shtruar rrugën deri tek femra e thive, ndërsa komunitetit Ashkali nuk ua ka shtruar as një pëllëmbë të rrugës në të cilën ata jetojnë tash e 13 vite.

Fëmijët e kësaj lagjeje janë më të ekspozuarit ndaj çdo rreziku edhe shëndetësor përveç përlyerjes së veshëmbathjes.

Tani kur në vendin tonë po ka të reshura atmosferike, shiu që po bie pa ndërprerë këtë lagje po e bënë të tërën me baltë, por ky nuk është i vetmi shqetësim, ngase edhe në ditët e verës kur merrë thatësi prapë në këtë lagje ka probleme, ngase e tërë balta që tani është prezente, shndërrohet në pluhur i cili është shumë i dëmshëm për shëndetin e fëmijëve dhe banorëve të kësaj lagjeje.

Prindërit e fëmijëve të komunitetit Ashkali kanë vetëm një dëshirë nga komuna e Obiliqit dhe kryetari i saj Xhafer Gashi, që sa më shpejt ta bëjnë një zgjidhje dhe t’ua asfaltojnë këtë rrugë.

Në këtë lagje përveç vështirësisë që kanë banorët të ecin nëpër këtë rrugë, aty ka dhe shumë gropa të cilat janë të mbushura me ujë.

Në disa pamje mund t’i shihni edhe Gusat të cilat freskohen në “prrockat” e krijuara nga shiu.

Këtë reportazh e përgatiti gazetari ynë Kamil Sopi. /InfoKosova/

Pamje pa koment:

The post Fëmijët e komunitetit Ashkali në Plemetin përballen me shumë probleme, por më i theksuari është ai i baltës që po ua pamundëson edhe shkuarjen në shkollë! appeared first on .

Loading...