Digjet aeroplani gjatë ngritjes, ja si shpëton piloti (Video)

  • July 17, 2017 10:31
  • Lajme

Incidenti kishte ndodhur më 23 shkurt në aeroportin Bobrusk, në juglindje të Minskut, kur ishte djegur motori i aeroplanit MIG29, mirëpo, incizimi doli në publikë vetëm tani.

Pas zjarrit, ishte prishur pajisja për aterrim. Piloti i cili gjendej në aeroplan u detyrua që të katapultohet nga kabina, ndërsa aeroplani kishte marrë flakë vazhdonte të rrëshqas nëpër pistë, duke lënë gjurmë të zjarrit dhe tym të dendur pas vetes.