Dënohet me burg të përjetshëm ushtari jordanez për vrasjen e 3 ushtarëve amerikanë

  • July 17, 2017 10:31
  • Lajme

I pandehuri është dënuar sot me burg të përjetshëm me punë të detyrueshme, transmeton Express.

I pandehuri ishte deklaruar i pafajshëm duke thënë se kishte hapur zjarr nga frika se baza po sulmohej.

Tre ushtarët u vranë më 4 nëntor derisa konvoi i tyre po priste për të hyrë në bazë. Jordania fillimisht kishte thënë se amerikanët e kishin nxitur incidentin duke mos iu bindur urdhrave të hyrjes në bazë, një pohim të cilin më vonë e tërhoqi.

Të afërmit e të vrarëve ishin të pranishëm në gjykatë./Express/