“Brenda pesë ditëve do të lëshohet në qarkullim rruga Prishtinë-Shkup”

  • May 26, 2018 14:30
  • Lajme

“Më së voni për pesë ditë, gjegjësisht para 1 qershorit do të lëshohet për qarkullim rruga Prishtinë – Shkup, në shtegun Kaçanik – Hani i Elezit, ndërsa pas kësaj do të hapet edhe një aks rrugor i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila do ta ndërlidh Prishtinën me vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Maqedoninë”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Kadriu, në një intervistë për KTV tha se rikonstruimi i rrugës magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit po punohet intensivisht në dy ndërrime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të them se kjo do të bëhet më 1 qershor, pasi datën e caktojmë bashkë me kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se autostrada deri në kufirin me Maqedoninë përfundon deri në fund të vitit.

Rruga magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar më 8 maj për shkak të rrezikut nga shembja e dheut./Telegrafi/