Boshnjakovski: Ndërtimi i autostradës drejt Greqisë, me mjete nga kredia ekzistuese

  • October 12, 2017 14:31
  • Lajme

Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski thotë se 850 mijë eurot, që do të jepen për mbikëqyrjen shtesë të ndërtimit të aksit rrugor Demir Kapi – Smokvicë që është pjesë e autostradës drejt Greqisë, nuk janë fonde të reja nga buxheti.

Ai thotë se këto para, janë pjesë e 280 milionë eurove të siguruara për ndërtimin e kësaj pjese të autostradës.

“Këto para do të thotë nuk janë të reja, nuk janë shtesë, por në kuadër të kredisë ekzistuese. Aq sa kushton fillimisht autostrada, shuma e njëjtë e njëjta vlerë. Këto para do të thotë janë siguruar nga kredia aktuale ekzistuese për të ndërtuar autostradën dhe do të përdoren për kontratën e mbikëqyrjes dhe deri në 28 shkurt të gjitha ato pika kritike do të përfundojnë”, tha Boshnjakovski

Ndryshe, afati për përfundimin e autostradës nga nëntori i këtij viti, u shty për në mars 2018, deri kur duhet të realizohen disa punë. Duhet të zhvendoset largpërçuesi drejt Greqisë dhe të ndërtohet një qendër kontrolli pa të cilin ky seksion rrugor nuk mund të marrë leje për përdorim.