Ambasadori rus flet për takimin Thaçi-Putin, thotë që pozicioni i Rusisë nuk ndryshon

  • November 13, 2018 17:31
  • Lajme

“Po e shohim se operacioni special i Kosovës në ‘diplomacinë e korridoreve’ po vazhdon, duke kaluar nga New Yorku në Paris. Në parim, kjo nuk ka ndonjë ndikim e as që mund të ketë në qëndrimin e Rusisë”, ka thënë Çepurin shkruan 'telegraf', transmeton Gazeta Express.

Ai tha se në ceremoninë në Paris pati shumë mungesa, por  tha se nuk gëzohen fare.

Ambasadori rus shtoi se historia është më e fuqishme sesa ceremonia.
Ky reagim i diplomatit rus vjen pas takimeve që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin, me presidentin amerikan, Donald Trump, me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e me figura tjera botërore, e po ashtu edhe pas renditjes së Thaçit në rendin e dytë, menjëherë pas liderëve më të fuqishëm botërorë, Trump, Merkel, Putin, e të tjerë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte i renditur përball tyre.

Loading...