Ambasada Amerikane reagon ndaj vendosjes së taksës për mallrat serbe

  • November 13, 2018 17:32
  • Lajme

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Colleen Hyland, ka reaguar lidhur me vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Hyland përmes një postimi në Twitter ka thënë se është më mirë që të bëhet përpjekje që përmes dialogut të sigurohet një e ardhme më e begatë.

Nga ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s nuk përfiton #Kosova. Ajo krijon vetëm pasiguri për bizneset dhe krijon paqëndrueshmëri ekonomike. Është më mirë të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme të begatë nëpërmjet Dialogut”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa prej 10 për qind e vendosur për mallrat nga Serbia dhe Bosnja mund të rritet.

Loading...