Aksident trafiku në rrugën Negotinë-Kavadar, policia kryen hetime

  • October 12, 2018 11:00
  • Lajme

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Negotinë-Kavadar, kur dy makina janë përplasur njëra me tjetrën.

Policia është duke kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe për momentin nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.

Zëdhënësi i SPB Veles Veroljub Dodevski, për AIM tha se policia është duke kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po rregullon komunikacionin derisa të largohet makina, e cila ka dalur jashtë rrugës.

Për momentin nuk ka informacione tjera për këtë aksident trafiku./Telegrafi/

Loading...