75-vjeçarja nuk e njihte djaloshin

  • March 22, 2019 13:00
  • Lajme

Ende nuk dihen motivet e 7-vjeçarit në Basel të Zvicrës, por sipas mediave atje, thuhet se e dyshuara 75-vjeçarja, nuk e njihte djaloshin dhe asaj do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

Ende nuk dihet motivi për ndaj djaloshit shqiptar në Bazel. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete veprën e kryer.

Aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj, njoftojnë mediet zvicerane.

Sipas hetimeve, deri tash, thuhet se e moshuara zvicerane me banim në Bazel, nuk e kishte njohur as fëmijën e as familjen e tij që vjen nga Kosova, shkruan albinfo.

Në vazhdim prokuroria përsërit detajet që tashmë dihen, rreth përpjekjeve të dështuara për shpëtim të djaloshit.

Gruaja e dyshuar , pas largimit nga vendi i ngjarjes, ka dërguar mesazhe telefonike (SMS) te disa persona dhe institucione, ku ka theksuar se i ka marrë jetën  djaloshit./GazetaExpress/

The post 75-vjeçarja nuk e njihte djaloshin appeared first on .

Loading...