Njerëzit që kanë gjithmonë të ftohtë jetojnë më gjatë

  • July 10, 2019 16:32
  • Kuriozitete

Njerëzit të cilët vazhdimisht e ndjejnë të ftohtin ndoshta “do të buzëqeshin më së ëmbli”, sepse janë “të destinuar” të jetojnë jetë të gjatë.

Hulumtuesit nga Washington University School of Medicine nga St. Louis kanë zbuluar lidhjen në mes temperaturës më të ulët të trupit dhe jetës më të gjatës.

Po ashtu kanë zbuluar se si njerëzit të cilët hanë më pak kanë temperaturë më të ulët të trupit në krahasim me ata që hanë më shumë.

Shkencëtarët dyshojnë se si ndryshimet hormonale të cilat kursejnë energjinë dhe ngrohtësinë, ashtu që ngadalësojnë metabolizmin, po ashtu zgjasin jetën, duke hapur kështu rrugën për krijimin e pilulës e cila do të zgjasë jetën.

Njohuritë e reja të ngritura mbi dekada të hulumtimeve lidhin dietën ekstreme te kafshët me muaj dhe vite shtesë të jetës.

Për shembull, reduktimi i konsumit të kalorive te minjtë për 30 për qind, mund t’ua zgjasë jetën për 50 për qind më shumë nga jetëgjatësia mesatare e minjve.

Shkencëtarët përpiqen të kuptojnë se cila është lidhja me të ushqyerit e cila është afër urisë, dhe që zgjat jetën, me shpresë se do të krijojnë pilulat që do ta imitojnë procesin, por pa ndryshime drastike në mënyrën e të ushqyerit.

Hulumtimi më i ri ka vëzhguar se si reduktimi i kalorive ndikon në temperaturën e brendshme trupore, në matjen e brendshme e cila mesatarisht është 37 gradë celsius dhe zakonisht është pak më e madhe se temperatura në lëkurë.

Shkencëtarët kanë zgjedhur 24 vullnetarë në mesin e të pesëdhjetave dhe u kanë dhënë termometra “pilula” të cilat regjistrojnë temperaturën e brendshme të trupit kur përtypen. Vullnetarët kanë reduktuar konsumimin e kalorive për të paktën 25 për qind në periudhën deri 15 vjet.

Po ashtu pilulat u kanë dhënë edhe njerëzve të moshës së njëjtë që kanë ngrënë në mënyrë normale dhe grupit të vrapuesve në distanca të gjata.

Vullnetarët të cilët janë ushqyer duke kufizuar e kaloritë, kishin temperaturën më të ulët trupore.

“Njerëzit të cilët reduktonin kaloritë kanë pasur temperaturën më të ulët të trupit mesatarisht prej 0.2 gradë celsius, çka tingëllon si zvogëlim modest, por statistikisht është i rëndësishëm dhe shumë i ngjashëm me zvogëlimin që e kemi vërejtur tek minjtë jetëgjatë me kalori të kufizuara,” shpjegon udhëheqësi i hulumtimeve, Luigi Fontana.

“Interesante është ajo që vrapuesit e qëndrueshëm, të cilët kanë moshë të njëjtë dhe njëlloj janë të dobët nuk kanë reduktim të ngjashëm të temperaturës trupore.”

“E dimë që njerëzit të cilët i kufizojnë kaloritë në të ngrënit e tyre ndihen më ftohtë se njerëzit normal sepse kanë metabolizëm më të ngadalshëm, dhe temperaturë më të ulët trupore,” shton shkencëtari.

Fontana thekson që nuk është qartë nëse reduktimi i madh i konsumit të kalorive, apo diçka tjetër zvogëlon temperaturën e brendshme trupore.

Por, ai beson se si temperatura e zvogëluar përmban një nga çelësat e jetëgjatësisë.

The post Njerëzit që kanë gjithmonë të ftohtë jetojnë më gjatë appeared first on .

Loading...