Ky është fshati me numrin më të madh në botë të binjakëve

  • April 11, 2019 10:32
  • Kuriozitete

Një fshat në Nigeri ka fituar vëmendjen e mediave botërore për faktin se aty lindin një numër i madh i binjakëve identikë.

Besohet se konsumimi i një lloji të gjethit bënë që prindërit e tyre të sjellin në jetë binjakë identikë.

Bëhet fjalë për fshatin Yoruba në jugperëndim të Nigeri, që besohet se ka numrin më të madh në botë të lindjeve të binjakëve identikë.

Banorët e këtij fshati besojnë se konsumimi i Amalas – një lloj specialiteti tradicional bën që të ndikojë në shtimin e lindjeve të binjakëve identikë.

E disa tjerë besojnë se gjethet okra janë faktori kyç që kontribuon në shtimin e popullsisë së këtij vendi.

Në një shkollë në fshat, janë të regjistruar binjakët identikë të nëntë familjeve.

E gratë e fshatit që shesin gjethe të okras, pretendojnë se konsumimi i këtyre gjetheve ka ndikuar që të lindin shumë binjakë identikë

The post Ky është fshati me numrin më të madh në botë të binjakëve appeared first on .

Loading...