Krijon websajtin e tij për të gjetur të dashur 30 vjeçari

  • July 11, 2019 21:00
  • Kuriozitete

Shahan Miah e ndërtoi websitin nga e para, sepse ai thotë se njerëzit që përdorin aplikacionet për njohje nuk janë në kërkim të dashurisë.

Një dashnor i pafat si e quan edhe ai vetë veten e tij që nuk ka pasur kurrë një të dashur, ka ngritur një faqe interneti për të gjetur një grua të përsosur.

30-vjeçari ka nisur edhe një fushatë në internet me hashtag #DateShahan.

Ai krijoi sitin pasi u lodh nga të qenit i vetëm dhe duke kërkuar vazhdimisht dashurinë e jetës së tij.

Shahan, nga Bristol, ka bërë edhe një video promovuese në të cilën ai flet për atë që ai mendon se e bën atë tërheqës.

Ai tha: “Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie afatgjatë apo ndonjë gjë serioze dhe i urrej aplikacionet për takime sepse thjesht krijojnë njohje por jo lidhje.

Të gjitha ato bazohen në pamjen dhe jo në personalitet. Ndaj edhe zgjodha këtë version për të njohur njeriun e jetës”.

The post Krijon websajtin e tij për të gjetur të dashur 30 vjeçari appeared first on .

Loading...