Kalimtarët u hutuan nga dy gra të zhveshura, që kishin lyer trupin me reçel

  • October 12, 2018 07:00
  • Kuriozitete

Në sheshin kryesor të Mançesterit të Anglisë, dy gra i kanë hutuar kalimtarët, pasi qëndruan të zhveshura në një ulëse, ndërsa e kishin trupin e lyer me reçel luleshtrydhesh.

Madje, ato kishin pranë edhe një toster, të kyçur në baterinë që i mbushë makinat elektrike.

Ato qëndruan në atë formë se një pjesë ë përformancës artistike, derisa nuk iu shkuan dy policë.

Ata i këshilluan që të mbulohen dhe të largohen prej aty, teksa hapësira ishte mbushur me të pranishëm që filmonin me telefonë.

Ende nuk dihet se kush është organizatori i kësaj shfaqjeje të pazakontë, që përfundoi pa dhënë ndonjë mesazh konkret.

Loading...