I shpëton për një “fije floku” humbjes se jetës

  • October 10, 2018 15:32
  • Kuriozitete

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur shoferi i një veture humb kontrollin mbi timonin dhe përfundon duke u përplasur me stacionin e autobusit në një rrugë në Londër.

Burri shihet duke u dridhur nga frika, pasi e kupton se për një fije floku i ka shpëtuar përplasjes së drejtpërdrejt.

Në video shihen dy burra duke pritur autobusin në rrugën Uxbridge, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Identiteti i dyshes që po prisnin autobusin nuk është zbuluar, ndërsa nuk dihet nëse shoferi i veturës është arrestuar apo dënuar nga autoritetet.

Loading...