E përqeshnin për peshën e saj, 18-vjeçarja habit të gjithë me ndryshimin drastik

  • November 05, 2018 16:00
  • Kuriozitete

Një femër ka treguar se si humbi më shumë se gjysmën e peshës së saj, në mënyrë që ta vishte fustanin e maturës dhe të ndalte ngacmimet e vazhdueshme përqeshëse.

Josie Desgrand, nga Queensland, Australi, përqeshej për shkak të peshës së saj në shkollë të mesme, gjë që shkatërroi vetëbesimin e saj.

Ajo e pranon se e urrente veten dhe mënyrën se si dukej, duke e pasur të vështirë të bënte shoqëri pasi sipas ‘nuk i pëlqente të dilte’.

Dy vite më parë, kur arriti peshën e 120kg, Josie vendosi t’i kthehej jetës së shëndetshme, gjë që, i ndihmoi asaj të humbte peshë, transmeton Gazeta Express.

Pasi humbi 63kg, Josie i heshti të gjithë ata që e përqeshnin atë, kur doli në mbrëmjen e maturës me një fustan mahnitës që i la të gjithë gojëhapur.

Duke folur për Daily Mail, Josie shpjegoi:

“Këtë nuk e shoh si një dietë për të humbur peshë, këtë e shoh si një ndryshim në zakonin e ri të jetës sime”.

Gjatë muajve të parë të rrugëtimit të saj, Josie bënte vetëm pak ushtrime por tani ajo është shumë e përkushtuar.

Ajo tani ka një trajner personal dhe shkon në palestër tre deri në katër herë në javë.

Pasi humbi peshë, ajo u fokusua në zhvillimin e muskujve.

Josie e shpërndau historinë e saj në Instagram, aty ku publikon shpesh fotografi të vetes së saj në palestër.

Loading...