Blen portofolin nga marka e famshme, vajza nga Tirana kap detajin irritues në hartë

  • November 06, 2018 10:32
  • Kuriozitete

Me gjasë e keni shumë të parë një figurë të tillë, pasi qarkullon shumë nëpër dyqane dhe qendra tregtare.

Fjala është për markën italiane të “Alveiro Martini”, e cila tregton edhe në Shqipëri koleksionet e saj të fundit të çantave, portofolave, këpucëve, e të tjera veshmbathje.

Mirëpo një lexuese ka vënë re një detaj që me gjasë të gjithëve u ka shpëtuar.

Në printin e shumë produkteve të tyre është harta e botës, por që kjo kompani nuk njeh Shqipërinë e as Kosovën, duke i bërë pjesë të Jogusllavisë.

Qytetarja ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Desha t’ju bëj me dije një rast që e zbulova krejt rastësisht.

Marka “Alveiro Martini” që është e njohur në botë por shumë e përhapur edhe në Shqipëri prodhon produkte me pamje të hartave të ndryshme të botës.

Ne produktet me hartën e Europës, Shqipëria nuk është e paraqitur fare në hartë por është paraqitur si pjesë e Jugosllavisë.

Këto produkte tregtohen në Tiranë në qendrat më të mëdha të qytetit. Si ka mundësi që askush nuk ka vënë re dhelejon të përdhoset në mënyrë kaq flagrante identiteti ynë kombëtar. Vendi ynë nuk ka qenë kurrë pjesë e Jugosllavisë për fat.

Loading...