Së shpejti në shtyp libri që tregon historinë 150 vjeçare të familjes Luzha nga Gjakova

  • September 29, 2018 22:00
  • Kulturë

Ky libër trajton historine 150 vjeçare të tre brezave të familjes Luzha të Gjakovës.Kryesisht shquhet në fushën humanitare dhe atdhetare.

I pari është Haxhi Muderriz Murteza Luzha, Eshtë luftëtar i shquar ne rrugen e Rilndasve tanë të mëdhenj për fitoren e Pavarësisë dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve në trojet e veta në Ballkan. 

Per kete veprimtari te panderprere, dy here u burgos e u internua nga turqit, u burgos e u internua nga malazezet dhe u vra nga serbet me 1920. Dy te bijte: Asimi dhe Qamil vazhduan rrugen e te atit. Per kete arsye Asim Luzha u vra nga serbet me 1945, ndersa Qamili u burgos e u internua disa vite ne Serbi, por edhe sa qe gjalle u survejua nga agjente te UDB-as e OZN-as.

Per rolin e tyre kane shkruar akademike te njohur te Kosoves si Mark Krasniqi, Minir Beg Dushi, Pajazit Nushi, Ali Aliu, Prof. doktor Hakif Bajrami, Doktor Gjon Bucaj e shume te tjere. Mesimi qe buron nga ky liber eshte se si nje familje i kushtohet gjithe jeten ceshtjes se madhe e te shenjte Bashkimit Kombetar te bashkombasve te vet.

Mesazhi eshte: Secili, kudoqe te jete e ne cdo rrethane duhet te vere ne plan te pare sherbimin per atdheun e vet. Edhe pasardhesit e tyre Profesoret Murteza Asim Luzha (filozof) dhe Profesor Blerim Qamil Luzha (piktor), si edhe Ilir, Mergime, Fllanza, Shpresa, Loreta, Arta Luzha e te tjere vazhdues denje te kesaj familje mbajne lart nderin e parardhesve te vet.Libri ka 500 faqe.

Loading...