Nobeli për Letërsinë këtë vit do të jepet dy here

  • March 06, 2019 00:00
  • Kulturë

Nobeli i vitit të kaluar u ndalua, për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucion që zgjedh fituesit, u godit nga një skandal seksual të pahijshëm, pasi bashkëshorti i një anëtareje ishte dënuar për përdhunim.

Pas një takimi të martën, Fondacioni Nobel, i cili vepron me emrin e nderuar të Alfred Nobelit, njofton se këtë vjeshtë do të jepen dy çmime Nobel, për vitin 2018 dhe 2019, si dhe me këtë hap kërkon të vendosë standarde sa i takon rregullave dhe raporteve me besimin e publikut, më së pari, shkruan media e njohur globale “Guardian”.

Ndryshimi më i rëndësishëm i çmimit është emërimi i pesë anëtarëve të pavarur dhe të jashtëm, të cilët do të ndihmojnë Akademinë Suedeze për të zgjedhur laureatët “për vitet e ardhshme”. Si zgjidhet fituesi ka qenë prej kohësh një sekret i ruajtur nga afër: ajo që dihet është se rreth 200 nominime shqyrtohen nga Akademia në shkurt, me një listë të ngushtë të vendosur deri në maj dhe pesë autorët e fundit studiohen gjatë verës.

Arkivat e detajuara për arsyetimin e jurisë hapen vetëm 50 vjet pas dhënies së çmimit. Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze Anders Olsson njoftoi shtyrjen e çmimit të marsit të kaluar, duke thënë se organizata duhet të përqëndrohet në “rikuperimin e besimit të publikut” për shkak të trajtimit të një serie akuzash për sulme seksuale .

Alfred Nobel në fjalët e tij është shprehur se çmimi i duhet dhënë autorit që ka “veprën më të shquar në një drejtim ideal”. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë merr  9 milion krona suedeze. Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte fituesi i fundit, në vitin 2017.

Loading...