Nis edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut

  • September 29, 2018 22:00
  • Kulturë

Festivali tashmë është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për Tiranën, por edhe një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohen në Shqipëri. Nëse vitet e kaluara festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, terrorizmi apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë, kërcënimi i së vërtetës.

Edicioni i këtij viti i dedikohet edhe regjisorit ukrainas Oleg Senstsov, i cili gjendet në grevë urie dhe njëkohësisht vuan dënimin në burgjet e Siberisë. Në edicionin e 13-të IHRFFA, nga 3400 aplikime janë përzgjedhur 43 produksione. Hapja e festivalit zhvillohet sot në orën 19.00 me ceremoninë hapëse dhe shfaqjen filmit të parë “Iuventa” produksion gjerman të regjisorit italian Michele Cinque, në prani të regjisorit.

Të ftuar në festival janë aktori nga Greqia Athanasios Chalkias për filmin “Lines”, Hank Levine nga Gjermania regjisori i filmit “Exodus”, Orgesa Arifi me filmin “Kurrizi” nga Kosova, i ftuar special është Andrew Feinstein, gazetari dhe shkrimtar për filmin “Shadow World”, Askold Kurov regjisor rus për filmin “The trial – the state of Russia Vs Oleg Sentsov”, për regjisorin ukrainas i cili është në burg në Siberi.

Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Europe House (te Pallati i Kongreseve), në Akademinë e Sigurisë, në Destil, instalacionin Reja pranë GKA dhe COD.

Festivali do të vazhdojë deri më 22 shtator.

Loading...