Netflix prish marrëveshjen me Marvel për disa seriale

  • February 20, 2019 17:31
  • Kulturë

Ky veprim duket si një gozhdë në arkivol për marrëdhëniet në mes të transmetuesit dhe kompanisë Marvel, një marrëdhënie që filloi më 2013 ku ishin lajmëruar këto katër seri dhe seriali i limituar, The Defenders.

Dy librat komik i ka përcjell fati i keq i Daredevil, i cili u ndal nga Netflix në tetor pa lënë shpresë për serinë e katër. The Punisher, nga Marvel nuk do të kthehet për sezonin e tretë nga Netflix, ka konfirmuar gjiganti i transmetimeve sot për Deadline.

“Producenti Steve Lightfoot, dhe ekipi i tij i shkëlqyeshëm i prirë nga aktori Jon Bernthal, kishte dhënë një seri interesante dhe të kompletuar për fansat dhe ne jemi krenar që shfaqëm punën e tyre për disa vite në Netflix”, thuhet në këtë njoftim, transmeton GazetaExpress. 

“Përveç kësaj, një rishikim i programit me seri të Marvel, ne kemi vendosur që sezoni i tretë të jetë sezoni i fundit për Jessica Jones nga Marcel. Ne jemi kënaqur me punën e Melissa Rosenberg, yllin Krysten Ritter dhe tërë ekipin e aktorëve dhe skuadrës për tri sezone të jashtëzakonshme të kësaj serie të jashtëzakonshme, punë e të cilëve është njohur edhe në çmimet Peabody”.

“Ne i jemi falëndërues Marvelit për këtë bashkëpunim frytdhënës dhe i falënderojmë fansat e pasionuar të cilët i kanë përcjell këto seri nga fillimi”.

Jon Bernthal, i cili luan superheroin Frank Castle, ka bërë një postim një Instagram për këtë.

“Për të gjithë ata që shërbyen. Për të gjithë ata që e njohin humbjen. Për të gjithë ata të cilët e kuptojnë dashurinë dhe dhimbjen e Frank”. /GazetaExpress/

Loading...