Koncert i duos kamertale Arjana Kuriu Grubi - Blerim Grubi në Sofje

  • October 09, 2018 11:31
  • Kulturë

Arjana Kuriu-Grubi në paino dhe Blerim Grubi në violë, anëtarë të "Duos kamertale", sonte  prej orës 18:30 do të mbajnë koncert në Qendrën Informative- Kulturore të Republikës së Maqedonisë në Sofje.

Arjana Kuriu - Grubi (Tetovë, 1971) ka diplomuar në Akademinë Muzikore në Prishtinë në vitin 1994, ndërsa në vitin 2011 i ka përfunduar studimet pasuniversitare në klasën e prof. Todor Svetiev. Që nga viti 1994 është profesoreshë ordinare në lëndën Piano në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës.

Blerim Grubi (Shkup, 1965) ka diplomuar në vitin 1989 në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup, në klasën e profesorit Lubomir Gospodinov, nën mentorimin e të cilit i ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare. Në vitin 1994 dhe 1995 ka qëndruar për studime në Akademinë "Chigana" në Siena të Italisë.

Pasi përfundoi studimet filloi të punojë në Filarmoninë e Maqedonisë, ndërsa njëkohësisht ka zhvilluar edhe veprimtari solistike dhe ka marrë pjesë në formacione të muzikës së dhomës. Ka pasur paraqitje të shumta në festivale të vendeve ballkanike, si dhe në Itali, Gjermani, Austri, Spanjë, Portugali, Norvegji, Japoni dhe SHBA.

Është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës, si dhe solist i Filarmonisë së Kosovës, në trion e harqeve "Kosova" dhe anëtar i ansamblit "Bahus-Shkup".

Arjana Kuriu-Grubi dhe Blerim Grubi kanë një numër të madh të paraqitjeve në vend dhe në botë.

Loading...