‘Ditari i Anna Frankut’ nuk është më pjesë e programeve arsimore në Kroaci

  • February 20, 2019 17:31
  • Kulturë

Rreth 3 mijë persona nënshkruan sot një peticion ku kërkonin rifutjen e kësaj vepre në programet shkollore.

Deri më tani, mësuesit kroatë kanë patur në program një listë me vepra letrare që ua rekomandojnë nxënësve gjatë orëve të mësimit në gjuhën kroate. Pjesë e tij ishte edhe ”Ditari i Anna Frankut’’, i shkruar mes periudhës 1942 dhe 1944 nga kjo adoleshente hebreje e cila vdiq në kampin famëkeq të Bergen Belsen në 1945, një vit pasi u zbulua dhe deportua së bashku me familjen e saj. Kjo listë me vepra u hoq , përcjell KultPlus.

Vendimi ngjalli zemërim në Kroaci, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi bashkëpunëtor ustash mori pjesë në politikën naziste të shfarosjes së hebrenjve.

”Holokaustri nuk është një çështje që mund të hiqet nga orët e mësimit në gjuhën kroate’’, sipas peticionit ku kërkohet që “Ditari i Anna Frankut” të përfshihet në një tjetër listë, atë të librave që nxënësit e vendit duhet me detyrim të lexojnë gjatë vitit akademik./ata

Loading...