“Arturo Ui” reprizohet në Teatrin Kombëtar

  • September 29, 2018 22:00
  • Kulturë

Shfaqja  “Arturo Ui” me regji të Bekim Lumit shfaqet sot, 20 shtator 2018, në ora 20:00, ndërsa po në të njëjtin terim do të jepet edhe nesër në TKK.

Shfaqja me tekst të dramaturgut gjerman Bertoltt Brecht, u shfaq premierë në TKK në qershor të këtij viti.

Realizimi i kësaj shfaqje përkoi edhe me 120 vjetorin e lindjes së  Brecht-it dhe 20 vjetorin e krijimtarisë artistike të regjisorit Lumi.

Regjisori Lumi vdiq disa javë pas premierës, nga një sëmundje e rëndë.

Në shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj./Kallxo.com

Loading...