Zgjidheni shtëpinë në të cilën do të jetonit dhe përgatituni për ‘shok’ të vërtetë (Foto)

  • July 17, 2017 10:31
  • Fun

Zgjedhja flet shumë për personalitetin dhe veset.

Gjithsesi, ky është një test shumë i mirë për ata që duan ta dinë se kush janë në të vërtetë, për shkak se shtëpia në përgjithësi paraqet zonën e rehatisë, transmeton gazetametro.net

Ai është vendi ku ju mund të jeni vetvetja, pa paraqitjen e rrejshme dhe paragjykimet e të tjerëve. Mirëpo shtëpia mund të paraqet edhe sinonimin e gjërave. Në rast se keni pas një fëmijëri të rëndë , prindër të këqij  dhe nëse keni përjetuar ndonjë traumë kur keni qenë të rinj.
Mbi të gjitha, rezultatet e këtij testi nuk janë gjithnjë të pritura.  Përgatituni për befasia dhe njohje të reja mbi veten. Shikoni mirë shtëpitë dhe zgjidhni më të bukurën që ju duket.

Rezultatet e testit për personalitet:

Shtëpia numër 1
Dyert e shtëpisë tuaj janë të hapura për të gjithë. Ju jeni një njeri u shoqërueshëm dhe shumë i afërt. Jeni gjithmonë këtu për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë. Jeni shumë pozitiv dhe gjithçka që bëni, e bëni me shumë buzëqeshje. Doni që të jeni shtyllë në të cilën njerëzit do të mbështeten. Njerëzit që j njohin asnjëherë nuk do të befasohen nëse ju shohin duke vrapuar për t’i ndihmuar një të huaji, sepse nga ju pritet pikërisht kjo. Tek ju mund gjithkush të llogaritë, në çdo kohë. Juve nuk ju pengon kur shoqja ju thërret në 3 të mëngjesit dhe ju flet me orë të tëra duke qarë nga që është nda nga i dashuri. Nganjëherë edhe e teproni , sepse veten e leni në pozitë të keqe për të tjerët.

Shtëpia numër 2

Ju po jetoni një jetë të fshehur. Nuk dëshironi që njerëzit të dijnë për jetën tuaj. Nuk dëshironi të dinë të tjerët se si po ndiheni ju, për çka po mendoni dhe cilat janë planet e tua për të ardhmen. Ju mundoheni që të gjithë dyert e jetës suaj të jenë të mbyllura, dritaret me perde, sepse vetëm kështu ndiheni të sigurt qe i keni fshehur të gjitha gjurmët. Ju jeni personi i vetëm që mund t’i kontrollojë ndjenjat e juaja. Nuk lejoni që askush të ju prek plagët ose gëzimin tuaj. Për këtë arsye askush nuk mund të ju din nëse jeni të mërzitur apo të lumtur. Keni pasur një fëmijëri shumë të rëndë. Jeni përballuar me shumë probleme, dhe nga një lloj maltretimi, pa marr parasysh se a është maltretim fizik a psikik. Pikërisht kjo është arsyeja që ju e keni marr tërë jetën në duar tua dhe nuk lejoni që askush të ketë qasje në zemrën tuaj. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë është e mirë, sepse mund t’i humbisni njerëzit që në të vërtetë janë të sinqertë dhe ju duan shumë.

Shtëpia numër 3

Ju jeni entuziasti më i madh. E adhuroni çdo gjë që jeta ua shërben dhe nuk keni frikë të përballeni me çdo sfidë të re. Doni të zbuloni vende të reja dhe të harxhoni kohë më shumë në natyrë. Dëshironi të dilni përtej kufijve dhe të bëni rekorde të reja në jetën tuaj. Për ju jeta është shumë e bukur, ju keni aftësi që edhe në momentet shumë të rënda të gjeni gjëra pozitive. Rrezatoni optimizëm,i adhuroni kafshët. Në rast që keni kafshë shtëpiake, jeni të sigurt që ai është më i lumturi të botë. Por edhe optimizmi i madh mund të jetë edhe dështimi i juaj. Një gjë duhet të mbani në mend: Doza e parë e realizmit në jetë ju mundës të jeni pozitiv.

Shtëpia numër 4

Ju jeni si një libër i hapur. Gjërat për ju dhe rreth jush ja shumë të qarta. Nuk fshiheni dhe nuk keni dy fytyra. Te ju nuk ekziston ngjyra e hirit, por vetëm e bardha dhe e zeza. Ju gjithmonë prezantoheni ashtu si që jeni në të vërtetë. Ndërsa njerëzve u mbetët të vendosin se a do të ju pranojnë apo jo. Nëse juve po ju qahet, atëherë do të qani para çdo kujt,në çdo vend dhe në çdo kohë. Asnjëherë nuk do t’i anashkaloni emocionet e juaja, ju kur dashuroni, dashuroni deri në palcë. Por edhe dukshëm e tregoni nëse dikush në rrethin tuaj nuk është i pëlqyer nga ju. Shumë njerëz ju duan, sepse e dinë sigurt se kush në të vërtetë je. Nuk ka mashtrime dhe gënjeshtra tek ju, sikurse nuk ka as frikë nga mashtrimi. Ju jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe shumë të hapur. Në lidhje partneri mund shumë lehtë të ju “lexoj”, gjë kjo që e bën komunikimin më të lehtë. Por ka edhe anën tjetër, ku ju nuk mund t’i fshihni as dëshpërimet e vogla, kështu që partneri juaj mund të i përdor kundër jush. Gjithmonë flisni atë që mendoni, po patjetër duhet të mësoheni t’i kontrolloni ndjenjat që të mos i lëndoni të tjerët.

Shtëpia numër 5

Keni pasur një fëmijëri problematike dhe kujtimet për atë kohë asnjëherë nuk zbehen. Por ajo çka ju bënë të veçantë është ajo që ju dini të mësoni nga gabimet e juaja. Përvojat e hidhura i përdorni përgjatë gjithë jetës dhe nuk ia lejoni vetes ti përsëritni gabimet e njëjta. Jeni shumë të mençur dhe para se të vendosni çfarëdo vendimi, mendoni në të edhe tre herë më shumë. Jeni mësuar se si situatën ta ktheni në favor tuajin. Ju besoni shumë në vetën tuaj dhe aftësitë e juaja. I vendosni vetës qëllime dhe çdo herë i arrini ato. Ju nuk vuani apo ankoheni nga e kaluara, përkundrazi ju jeni mësuar se si t’i shfrytëzoni për jetën tuaj. Këtë gjë nuk e di gjithkush për ju sepse e mbani për vete. Ekzistojnë disa ditë në jetën tuaj kur depresioni e bën të vetën tek ju dhe jeni në gjendje me ditë të qëndroni në shtrat. Por gjithashtu nga ju pritet të nesërmen në mëngjes të zgjoheni të buzëqeshur, plot energji.

Shtëpia numër 6

Ju nuk i besoni gjithkujt. Për t’iu besuar juve ju nevojitet kohë më e gjatë, por kur e fitoni atë, ju krijoni një lidhje për tërë jetën, pa marrë parasysh se a është lidhje dashurie shoqërore apo ndonjë lidhje për punë.  Por në rast që një person i besueshëm ju tradhton, ju nuk i gjykoni por vetëm i leni që të largohen nga jeta juaj, duke insistuar që të mbani vetëm kujtimet e mira me të. Një tregim i ëmbël për dikë tek ju nuk pi ujë, sepse dini shumë mirë se si ta “bleni” një person dhe dini ta vlerësoni. Ju jeni njeri i besueshëm dhe nëse i premtoni dikujt diçka, ajo do të realizohet. Mbi të gjitha ju keni këndvështrim pozitiv për jetën. Askush nuk mund të ju thyen dhe nga secili dështim ju jeni më të fortë e më të fortë. Jeni shumë racional dhe optimist dhe kjo është për t’u lavdëruar.

Shtëpia numër 7

Ju gjatë jetës moto e keni vetëm këtë fjali ”Jeta është e bukur dhe nëse duhet gjithçka në të do të jetë ashtu”. Preferoni që të visheni bukur. Gardëroba për ju ka shumë rëndësi, jeni shumë modern, atraktiv dhe e preferoni t’i reklamoni gjërat e reja që keni blerë. Jeni shumë të preokupuar rreth gjërave materiale, që nuk është aspak e mirë. Duhet të mësoni të meditoni dhe të relaksoheni.

Shtëpia numër 8

Ju jeni nga natyra shumë entuziastit. Në afërsinë tuaj afrohen vetëm njerëzit e hapur dhe të sinqertë. Ju gjithashtu jeni tip i njeriut që nuk tenton të ndryshoj vetëm për t’i pëlqyer dikujt. Juve ju mjafton vetëm vetja juaj. Ju dini të flisni shumë mirë kur doni të tregoni diçka, gjithmonë e ktheni fokusin në vëmendje tuajën. Jeni shumë tolerant, besoni në harmoninë shoqërore dhe mundoheni të shoqëroheni me njerëz të ndryshëm. Keni shumë besim në vete dhe mendoni se gjithçka çka keni planifikuar do të realizohet. Por duhet të keni kujdes, sepse jeta ju teston juve, e jo ju jetën.

Shtëpia numër 9

Ju jeni shumë të luhatshëm, dhe shpesh herë luftoni me vetën tuaj. Doni që t’i harroni gjërat e këqija nga jeta juaj, por sikur se nuk jeni mjaftueshëm të fortë për t’ua kthyer shpinën. Jeni si të humbur dhe vazhdimisht kërkoni përgjigje për pyetjen e njëjtë. Mundoheni vazhdimisht të kuptoni se cili është hapi i ardhshëm që do hidhni. Ju duhet të kaloni edhe nëpër hapa më të vështirë në jetë. Mos u ktheni të shikoni çka ka mbrapa jush, por vetëm para.  Gjithçka që është mbrapa kurrizit tuaj, veç më e keni kaluar.